Voltana Ademi: Nuk e njoh Bashën, Shkodra vuajti nga shitja e votave

Shkodra

Voltana Ademi: Nuk e njoh Bashën, Shkodra vuajti nga shitja e votave

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:32
Voltana Ademi

Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kryetare bashkie në Shkodër, Voltana Ademi deklaron se nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Teksa ndoqi nga afër procesin e votimeve paraprake në Shkodër, ajo tha se Shkodra e ka vuajtur shumë shitjen e votës.

“Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës, shikoni angazhimin e anëtarëve të Partisë Demokratike në këtë primare. Në krizë është Lulzim Basha. Unë nuk e njoh, nuk e di kush është Lulzim Basha tashmë”, u shpreh Ademi.

Ditën e sotme po zhvillohen votimet në 6 bashki, për të përzgjidhur kandidatët e Komisionit të Rithemelimit  për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars.

Janë gjithsej 22 emra që garojnë, por Komisioni i Rithelemimit do të nxjerrë vetëm 6 kandidatë. Në këtë proces mund të votojnë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

Këto votime nuk njihen nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat