Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet situata

Shkodra

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet situata

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Qarku i Shkodrës është ‘pushtuar’ nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Situata në këtë territor nuk paraqet probleme, ndërsa akset nacionale janë të qarkullueshme.

Në Razëm, Bogë dhe Q. Thore trashësia e dëborës shkon 15-20 cm, ndërsa në Q.Mali-Fierzë rreth 10 cm trashës. Nuk paraqitet probleme për përdoruesit e mjeteve pasi aktivizuar mjetet e ARV dhe bashkive për mbajtjen hapur të segmenteve.

OSSHE njofton se nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike.

Bashkia Pukës informon se vazhdojnë reshje dëbore 15 deri ne 20 cm, ndërsa rrugët janë hapur dhe te kalueshme. Per pastrimin e rrugëve po punohet me një mjet borëpastrues, një mjet fadrome dhe dy mjete kamionçine. Rrugët rurale te fshatrave te thella here pas here kane probleme.

Shkollat janë te hapura dhe vijojnë normalisht mësimin.

Në bashkinë Fushe Arres vazhdojnë reshjet e debores ku deri tani ka rene mbi 15 cm, ndërsa rrugët janë te kalueshme.

“Nga bashkia Malesi e Madhe informohemi se nga komunikimi me Nj.Ad. Kelmend dhe Shkrel rezulton se rruga Tamare – Qafe Bordelecit – Vermosh eshte e kalueshme pavaresisht debores se rene po ashtu edhe intervali Shkrel – Qafe Thore eshte i kalueshem nga automjete te larta. Rruga esht e hapur deri ne Okol, po punohet per hapjen e pjeses tjeter te saj.

Problematika te tjera nuk raportohen, ndersa Sektori ECK ne bashkepunim me drejtuesit e institucioneve te nivelit vendor dhe drejtorite perkates po monitorojme situaten per te cilen do ju informojme sistematikisht”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat