Qarkullonin me armë zjarri dhe drogë me vete/ Arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Shkodra

Qarkullonin me armë zjarri dhe drogë me vete/ Arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Policia e Shkodër ka arrestua një të ri i cili u kap duke qarkullua rme armë zjarri me vete.

Në pranga është vënë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Golem, Shkodër, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volkswagen”. Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, mjeti tip “Volkswagen” dhe 3 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat