Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve

Shkodra

Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Prekë Tonaj 48 vjeç ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Viktima është identifikuar si Prek Tonaj, teksa ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në fshatin Grudë. Nga informacionet e para bëhet me dije se Prek Tonaj ishte punonjës i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë ku pjesa më e madhe është në errësirë totale ç’ka vështirëson akoma edhe më shumë identifikimin e autorit/ve të krimit.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat