Vrasja në Shkodër, pa autor/ Prekë Tonaj u qëllua dje në ambientet e një lokali në fshatin Grudë

Shkodra

Vrasja në Shkodër, pa autor/ Prekë Tonaj u qëllua dje në ambientet e një lokali në fshatin Grudë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Vrasja e Prek Tonaj, në fshatin Grude të Shkodrës është ende pa një autor ndërsa janë shoqëruar në polici disa persona ku janë marre në pyetje per ngjarjen. Autori dyshohet se e ka ruajtur viktimën prej ditësh derisa ka gjetur momentin për ta qëlluar.

Mbrëmjen e se dielës, viktima Preke Tonaj, ka lënë shtëpinë e tij pak meter me tutje dhe ka ardhur për të konsumuar dicka në brëndesi të  këtij lokali. Vetëm pak minuta me vonë, një person i maskuar është futur brenda në lokal,  ka kërcënuar klientët e tjerë që të mos lëvizin, i është afruar viktimës, i ka komunikuar një mesazh dhe me pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për tu larguar ndërsa policia po punon për identifikimin e tij. Prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen për shkak se në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Gjatë periudhës së komunizmit, Nikollë Tonaj u vra në burg teksa në vitin 1996, familja do të merrte hak duke vrarë autorin.

Vite me vonë, në 2011-ën, fisi Tonaj do të përplasej më një fis tjetër po nga Dukagjini, ku mbeti i vrarë edhe Zek Tonaj. Këto vrasje, çojnë prokurorinë e Shkodrës, në dyshime se ekzekutimi i Prek Tonajt mbrëmjen e se dielës, ka ardhur si shkak i gjakmarrjes mes fiseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat