Shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap duke shpërndarë kanabis në afërsi të shkollave.

Nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle, është organizuar puna dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat