Kishte hapur laborator dentar pa licensë, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Kishte hapur laborator dentar pa licensë, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51-vjeçar me inicialet I.A., pasi është konstatuar se kishte një laborator dentar pa licensë për ushtrimin e profesionit dhe pa kasë fiskale.

Gjatë kontrollit të biznesit të 51-vjeçarit, blutë e Shkodrës kanë gjetur të punësuar dy persona, njëri prej tyre shtetas turk, i paregjistruar.

Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë. Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse”, thuhet në njofimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat