Transport i emigrantëve drejt Shkodrës, momenti i arrestimit të 22-vjeçarit

Shkodra

Transport i emigrantëve drejt Shkodrës, momenti i arrestimit të 22-vjeçarit

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi po transportonte shtatë emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit.

I riu po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, të cilët kishin si synim kalimin në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan  klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte kundrejt fitimit.

Gjithashtu gjatë operacionit u kap edhe një person i shpallur në kërkim.

“Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë.  Po gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e  Trafiqeve të Paligjshme u kap shtetasi F. Q., 28 vjeç, person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat