Ngelën në mes të borës/ Komisionieri i Shkodrës bën komentin epik

Shkodra

Ngelën në mes të borës/ Komisionieri i Shkodrës bën komentin epik

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:51
Komisioneri i PS-së

Një prej komisionerëve të ngelur në mes të dëborës në Dukagjin tha për Top Channel se rruga ishte e pakalueshme.

Komisioneri i PS-së u shpreh se ishte faji i Ilir Metës dhe bashkisë së Shkodrës për kushtet në të cilat ndodhej rruga.

“Ishte ora tre e mëngjesit, jam banor i komunës Rrethina, ishim pesë fourisrtrada, me komisioner, votues. Si kjo s’ka qenë asnjëherë se zgjedhjet ishin në kohë vere, është faji i Ilir Metës dhe bashkisë Shkodër, se rruga ishte e pakalueshme, unë do të votoj këtu’, tha komisioneri.

Tashmë në tre qëndra votimi në Shkodër nuk mund të votohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat