Atentati në Shkodër/ Viktima i përfshirë në vrasje, trafik narkotikësh e prostitucion

Shkodra

Atentati në Shkodër/ Viktima i përfshirë në vrasje, trafik narkotikësh e prostitucion

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga atentati ndaj Nazmi Bandulës në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Raportohet se autorët, të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë përdorur një automjet tip Mercedez Benz me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat janë mbajtur në mjet, pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes.

Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit. Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale.

Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000, Bandula, bashkë me të vëllanë, Albanin, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër. Tre vite pas kësaj ngjarjeje, Nazmi Bandulës i është bërë atentat në afësi të Bushatit. Edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat