Motori dhe makina copash në rrugë/ Si ndodhi aksidenti i rëndë në Shkodër që i mori jetën çiftit polak (EMRAT)

Shkodra

Motori dhe makina copash në rrugë/ Si ndodhi aksidenti i rëndë në Shkodër që i mori jetën çiftit polak (EMRAT)

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:25

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku humbën jetën dy turistë polakë.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kryebushat, ku çifti i bashkëshortëve Marta dhe Voldimir Makovski, 42 dhe 45 vjeç, nga Polonia po lëviznin me motor u përplasën me një automjet që drejtohej nga një 27-vjeçar.  I riu ka marrë lëndime të lehta në trup dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar për në komisariat. Ai ka rezultuar negativ dhe në testin e alkoolit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër - Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat