Arrestohet pedofili në Shkodër, ngacmonte vajzat minorene/ Në pranga edhe një person që qëlloi me armë fëmijët

Shkodra

Arrestohet pedofili në Shkodër, ngacmonte vajzat minorene/ Në pranga edhe një person që qëlloi me armë fëmijët

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Si çdo ditë, 5 shokë të moshës 12-13 vjeç po luanin me njeri tjetrin përpara shkollës “28 Nëntori” në qendër të qytetit të Shkodrës,  por ditën e hënë, një 49-vjeçar iu ndaloi argëtimin.

Shtetasi Agron Mahmuti (Mehmeti),  është afruar pranë tyre dhe ka nisur të debatojë  me fëmijët. Më pas, ai ka nxjerrë një pistoletë, duke goditur fillimisht me qytën e armës, një 13-vjeçar në kokë me inicialet A.B.

Pasi fëmijët kanë vënë re pistoletën janë larguar me shpejtësi, ndërsa autori më pas ka qëlluar pa objektiv, ku plumbi ka përfunduar në një lokal aty pranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

49-vjeçari i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, ka futur serish pistoletën në brez, e me pas është larguar në biçiklete, përmes rrugëve kryesore të qytetit. Me pas, ai është vetëdorëzuar në polici, teksa ka deklaruar se ka shkuar tek fëmijët për tu sqaruar pasi njeri prej tyre i kishte ngacmuar djalin.

Me herët policia e Shkodrës, beri arrestimin edhe të një pedofili. 65 vjeçari, V.Haxhija, u ndalua në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi seksual”.

Shtetasi në fjalë, gjatë muajve të fundit,  në mënyre të vazhdueshme ka kryer ngacmime seksuale kundrejt disa vajzave të mitura. Pas marrjes se informacioneve, uniformat blu nisen hetimet ndaj tij. Në telefonin e 65-vjeçarit u gjeten prova, komunikime dhe materiale filmike ku ai ngacmonte fëmijët e mitur. Pas arrestimit, Haxhija ka pranuar autorësinë e materialeve të gjetura dhe ngacmimin ndaj të miturve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat