Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Vritet me çifte një 12-vjeçar – dalin detajet e para

Shkodra

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Vritet me çifte një 12-vjeçar – dalin detajet e para

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:28 Përditësuar në ora: 23:23 më 09.08.2022
Foto ilustrim

Policia jep detajet e para: I plagosur ka ngelur edhe xhaxhai

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Shkodër, ku xhaxhai ka vrarë aksidentalisht nipin e tij, teksa ishin duke luajtur me çifte.

Blutë njoftojnë se pasojë e shkrepjes aksidentale të armës, ka mbetur i plagosur edhe xhaxhai 68-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Vritet me çifte një 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është vrarë aksidentalisht me armë gjahu një 12 vjeçar.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat