Plagoset me thikë një person në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga i afërmi i tij

Shkodra

Plagoset me thikë një person në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga i afërmi i tij

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me thikë në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli raporton se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të para, shtetasi Bledar Troshani është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda.

Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është një i afërm i Troshanit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat