​Policia zbardh dy ngjarje të ndodhura në 2020 me lëndë eksplozive në Shkodër

Shkodra

​Policia zbardh dy ngjarje të ndodhura në 2020 me lëndë eksplozive në Shkodër

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Policia në Shqipëri ka njoftuar se po vazhdon operacionet në të gjithë vendin, për të goditur veprimtaritë kriminale, në të gjitha fushat.

Policia ka renditur të gjitha operacionet dhe masat që ka ndërmarrë

Operacioni policor i koduar “Mesazhi”, zbardhi 2 ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive, në Shkodër. Si rezultat, u vu në pranga 33-vjeçari që dyshohet se ka vendosur lëndë eksplozive në banesën e 2 shtetasve (njëri prej tyre punonjës policie).

Operacioni “Brothers” çoi në pranga 2 shtetas (vëllezër). Ndërkohë që qarkullonin të dy me automjet, drejtuesit iu gjet 1 pistoletë, ndërsa pasagjerit iu gjet një sasi kanabisi.

Administratori i një subjekti call center, në Tiranë, u vu në pranga, gjatë operacionit “Forex Infinit”, ndërsa 4 punonjës të subjektit janë në hetim, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, që të investonin në bursa fiktive.

39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Korçë dhe në Pogradec, u çmontuan nga Policia, në kuadër të fazës së pestë të planit operacional të koduar “Fijet”. Në hetim për vendosjen e këtyre kamerave u vunë 9 shtetas.

Faza e gjashtë dhe faza e shtatë e këtij plani operacional u zhvilluan në Gjirokastër dhe në Dibër. 4 kamera u çmontuan, 2 shtetas po hetohen në Gjirokastër e Dibër, për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Tiranës u kap dhe u vu në pranga një 23-vjeçar që goditi me mjet prerës, një shtetas, për motive të dobëta.

Pronari i një lokali në Malësi të Madhe u vu në pranga, pasi organizonte lojëra fati, në lokalin e tij. 3 makineri për lojëra fati që u gjetën në lokal, u sekuestruan si provë materiale.

 10 shtetas u vunë në pranga në Fier e Durrës, nga këta 4 persona ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje të RSH-së, me qëllim goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në Port Durrës u godit një rast i mosdeklarimit të të hollave, për fshehje të të ardhurave dhe për pastrimit të produkteve të veprës penale. Në pranga 35-vjeçari që nuk deklaroi 33 000 euro, sipas përcaktimeve ligjore.

Në Rinas u godit një tjetër rast i tillë. Në hetim 49-vjeçari që nuk deklaroi shumën e parave. Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia Rrugore e Tiranës identifikoi, kapi dhe arrestoi drejtuesin e një motomjeti, i cili aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia Kufitare e Vlorës iu erdhi në ndihmë 4 shtetasve që kishin ngelur në det pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt.

 Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, në Vlorë u identifikua dhe u ndëshkua me masën administrative 75.000 lekë të rinj, një drejtues mjeti pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar.

Në të gjithë vendin të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për të garantuar rendin, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast nevoje, si dhe për të luftuar krimin dhe paligjshmëritë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat