Nga dyqanet te bagazhet e makinave, dalin pamjet e kamerave, si adoleshentët bënin ‘kërdinë’ me vjedhje në Shkodër

Shkodra

Nga dyqanet te bagazhet e makinave, dalin pamjet e kamerave, si adoleshentët bënin ‘kërdinë’ me vjedhje në Shkodër

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Vjedhje në dyqanet e Shkodrës

Kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë në qytetin e Shkodrës, në të cilat shfaqen 3 adoleshentët e ndaluar ditën e sotme nga policia.

Për një periudhe 6-mujore, ata kanë kryer plot 53 vjedhje: 26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

Pas denoncimeve nga qytetarë të shumtë dhe prova të siguruara nga banorët, blutë kanë vepruar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, vihen re momente të ndryshme, si nga dyqane apo bagazhe të makinave deri te vjedhja e biçikletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat