Viktima nga zjarri në Shkodër/ Flet Drejtori i Spitalit: Ambulanca mbërriti 7 minuta pas njoftimit

Shkodra

Viktima nga zjarri në Shkodër/ Flet Drejtori i Spitalit: Ambulanca mbërriti 7 minuta pas njoftimit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:37
Senad Hallunaj

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Senad Hallunaj ka reaguar në lidhje me pretendimet e banorëve të komunitetit rom në lagjen Liria për vonesën e ambulancës në ngjarjen e një ditë më parë.

Ai ka deklaruar për mediat se ambulanca e parë ka shkuar në vendin e ngjarjes 7 minuta pas marrjes së njoftimit. Hallunaj deklaroi se koha optimale është 5-10 minuta nga marrja e njoftimit.

Mjeku shprehet se në momentet e para të ngjarjes nuk ka patur mundësi për ndërhyrje mjekësore për shkak të flakëve ende të pashuara.

60-vjeçari, Kapllan Nasufi është nxjerrë nga banesa i djegur plotësisht ndërsa bashkëshortja e tij, në gjendje të rënduar është nisur menjëherë drejt Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat