Gruaja nga Shkodra ndahet nga foshnja për shkak të gjobës së pa paguar, burri: E kanë arrestuar

Shkodra

Gruaja nga Shkodra ndahet nga foshnja për shkak të gjobës së pa paguar, burri: E kanë arrestuar

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një rast i pa precedent ka ndodhur në Shkodër. Një grua është arrestuar nga policia e Shkodrës për një gjobë 250 mijë lekëshe në vitin 2020 që i është konvertuar në burg për një muaj.

Ajo ka lënë foshnjën disa ditëshe për të cilën kujdeset burri Nazmi Bahçja nga fshati Drisht i Shkodrës.

“Ma kanë arrestuar gruan. Ajo nuk ka ditur gjë për gjobën edhe është marrë pa deklaratë prej policisë së Shkodrës.”, tha ai, sias Klan.

Ai kërkon që gruaja të lirohet pasi nuk mundet të kujdeset i vetëm për fëmijën.

“Me qumësht të blerë se fëmija është heq prej gjirit. Ai nuk është mësuar, vetëm qan.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat