Gjykata e la në “arrest shtëpie”, 46-vjeçari shkodran arrestohet duke pirë kafe në lokal

Shkodra

Gjykata e la në “arrest shtëpie”, 46-vjeçari shkodran arrestohet duke pirë kafe në lokal

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:10
Policia

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, pasi u kap në ambientet e një lokali në lagjen “Skënderbeg”, duke thyer kështu masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

46-vjeçari u kap më datë 15.04.2023, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor “Sorone-Xarrë”, teksa transportonte kundrejt fitimit, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat