Pamje nga vendngjarja/ Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Shkodra

Pamje nga vendngjarja/ Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 19:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona u përplas me reklamën anësore në rrugë.

Për pasojë nga goditja fatale humbën jetë drejtuesi i mjetit 32 vjeçari Valentin Buda dhe babai i tij Nikolle Buda 76 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat