Famullija "Zoja e Shkodres" jep lajmin e kobshën për ndarjen nga jeta të Rozës (Zagreda) Gjonaj, e lindur më 10 maj 1948, e thirrur në amshim më 15 nëntor 2025, pas një beteje shtatë-mujore me sëmundje.
Famullia thotë se ndjera tashmë është bashkshortja e të ndjerit Zef Gjonaj dhe nana e ish Keshilltarit Bashkiak Mark Gjonaj.
Sipas këtij njoftimi ajo le pas tre femije, Mark, Elza dhe Paul; dhendrit dhe nuset, Alex Lulaj, Roberta dhe Filjeta; shtatë nipërit dhe mbesat, Amanda, Alexandra, Jonathan, Nicholas, Joseph, Alexa dhe Jennifer; dhe dy vëllezër dhe dy motra, Kola dhe George Zagreda, Victoria Grishaj dhe Mrika Popaj.
Ora e vizitës së trupit do të mbahet në Farenga Family Funeral Homes, 920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469, më 19 nëntor 2025, nga ora 14:00 deri 21:00.
Ceremonia e Meshës së Funeralit dhe varrimi do té mbahet në vendlindjen e saj, Reç, Ulqin.
Famullija "Zoja e Shkodres" i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.
Roza, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushofte në paqe. Amen.