I vendoset tritol biznesit në Shkodër, vetëm dëme materiale

Shkodra

I vendoset tritol biznesit në Shkodër, vetëm dëme materiale

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 22:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.

Biznesi operon ne fushen e reklamave dhe marketingut.

Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rënë në gjurmët e autorit/ve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat