Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person

Shkodra

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat