Vdekja e 67-vjeçarit në Shkodër, bie pista e tritolit, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Shkodra

Vdekja e 67-vjeçarit në Shkodër, bie pista e tritolit, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 14:04
Shkodër

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Shkodër, ku një 67-vjeçar, Hysni Imeri, ka humbur jetën.

Policia njoftoi ai ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të boksit të matëseve në pallat, ndërsa më parë u dyshuar për një shpërthim tritoli.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli, dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.

Sakaq, janë këqyrur kamerat dhe nuk rezulton që dikush t’i jetë afruar te paneli. Viktima mësohet se ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje vite më parë, por ka marrë pafajësi.

Familja nuk ka pretendime se mund të jetë vrarë me eksploziv, teksa deri tani ngjarja po hetohet si aksidentale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat