Ndalohet kreu i Tatimeve në Shkodër

Shkodra

Ndalohet kreu i Tatimeve në Shkodër

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 13:57
Hysen Hysaj

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj, është ndaluar mesditën e sotme nga policia.

Urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga Prokuroria e Shkodrës. Më sohet se Hysaj akuzohet nga organi i akuzës për skemë mashtruese me rimbursimet. Nga hetimet rezulton se ai i ka rimbursuar në mënyrë të paligjshme subjektit të nipit të tij 10 milionë lekë të reja të TVSH-së.

"Urdhri i ndalimit u zbatua nga ana e forcave të Policisë Vendore, Shkodër. Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se shtetasi Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar 'H…'shpk. Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se shoqëria 'H…' shpk, me administrator shtetasin M.H., i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat