“Loro Boriçi” përurohet në gusht, Bashkia: Hapësira përreth në pedonale

Shkodra

“Loro Boriçi” përurohet në gusht, Bashkia: Hapësira përreth në pedonale

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 19:02
Voltana Ademi

Bashkia e Shkodrës, i ka propozuar qeverisë dhe FSHF-së shndërrimin e hapësirës përreth stadiumit “Loro Boriçi”, në zonë pedonale. sipas kryebashkiakes Ademi, synohet shndërrimi në një miniqendër të zhvillimit ekonomik, që përkthehet në të ardhura ekonomike për njësinë vendore.

Në muajin gusht është parashikuar inagurimi i stadiumit “Loro Boriçi”, por ajo që mbetet ende çështje e pazgjidhur janë mjediset përreth impiantit sportiv. Bashkia Shkoder ka dalë me një projekt-ide konkrete që i është prezantuar zv/kryeministrit dhe fondacionit shqiptaro-amerikan, që konsiston në rikualifikimin e plotë të zonës dhe kthimin e saj në pedonale, pra qender e zhvillimit ekonomik.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Ideja është që të mund të rikualifikojmë të gjithë rrugën “Hams Kazazi” në një zonë pedonale apo jo të aksesueshme dhe ne nje rikualifikim të të gjithë zonës sikurse mund të marrim shembull pedonalen, mund të mos jete ashtu,, por që të marrë jetë ekonomike të qendësishme tjeter dhe standard tjeter. 

Ky është hapi i parë, por bashkia synon t’i shkojë deri në fund me sigurimin e financimit të nevojshëm.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Kjo lidh një aks të rëndësishëm tregtar në Shkodër dhe i jep një potencial të rëndësishëm bizneseve që funksionojnë atje, që duke bashkuar edhe mundësitë ekonomike duke mundësuar këtë përmes investimit, rrugën gjithashtu, të mund ti japim një jetë tjetër gjithë zonës. 

Aktualisht zona ka një zhvillim kaotik dhe pamja që të ofrohet është tërësisht e papërshtatshme për vlerën e financimit dhe imazhin e stadiumit “Loro Boriçi”. Kritika për hapësirat përreth tij patën pak javë më parë edhe përfaqësuesit e UEFA-s, prandaj bashkia Shkoder dhe drejtues të Feredatës Shqiptarë të Futbollit kanë diskutuar disa variante ndërhyrjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat