OSHEE: Ndëshkim maksimal për vrasjen e elektricistit në Shkodër

Shkodra

OSHEE: Ndëshkim maksimal për vrasjen e elektricistit në Shkodër

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 09:37
Zamir Velaj

Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike dënoi me forcë aktin e rëndë të vrasjes ndaj një punonjësi të kompanisë në krye të detyrës dhe këkoi nga organet e drejtësisë ndëshkimin maksimal të autorit të kësaj vepre penale. Gjithashtu, OSHEE shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen e elektriçistit Zamir Velaj, i cili humbi dje jeten në një ngjarje kriminale në fshatin Oblikë të Shkodrës.

“OSHEE ka qenë dhe do të jetë pranë çdo abonenti debitor, me synim gjetjen e formave sa më lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Gjithsesi, për asnjë arsye OSHEE nuk do të heqë dorë nga konsolidimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat