Skemë e veçantë për vjedhjen e banesave në Shkodër, arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë

Shkodra

Skemë e veçantë për vjedhjen e banesave në Shkodër, arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 10:15
Ilustrim

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve Drilon Hila, 28 vjeç, banues në fshatin Bushat, Vau Dejës dhe Sokol Dedaj, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 03.09.2016 sepse në lagjen "Skënderbeg" Shkodër u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetasit A.G, 41 vjeç. Keta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin dyshohen të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës. 

Vjedhjet kryesisht i kryenin në banesa të personave që kishin dasma duke shfrytëzuar mungesën e tyre në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Vjedhje e kryer në  bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat