Homazhe në nderim të Gilman Bakallit - Bota Sot
Homazhe në nderim të Gilman Bakallit

Shkodra

Homazhe në nderim të Gilman Bakallit

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 14:48
Homazhet

Në hollin e Bashkisë së Shkodrës u zhvilluan sot homazhe në nderim të Profesor, Gilman Bakallit. Personalitete të politikës dhe jetës akademike, kolegë, miq të afërm e qytetarë morën pjesë në homazhet në nderim të Gilman Bakallit, i cili u nda nga jeta dje, pas një sëmundje të rëndë.

Gilman Bakalli lindi në qytetin e Shkodrës. Ai ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës e më pas vazhdoi thellimin e dijeve ne Gratz, Austrisë. Bakalli mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht ishte lektor në një universitet privat. Kishte përvojë në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat