Një operacion i pazakontë antidrogë i policisë së Shkodrës

Shkodra

Një operacion i pazakontë antidrogë i policisë së Shkodrës

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:59
Pamje nga video

Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle mbrëmjen e të hënës në mjedise ku dyshohet se përdoreshin droga të forta.

Në një nga këto mjedise në krye të operacionit të policisë është parë edhe shefi i Rendit, Saimir Rustemi.

Gjatë kontrollit janë gjetur njolla gjaku, shiringa dhe mjete të tjera që përdoren për marrjen e drogës nga përdoruesit.

Televizioni lokal i Shkodërs “Antena Televizion” ka publikuar pamje të këtij aksioni, i cili është zhvilluar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat