Protestë për shtëpitë, banorët: Jetojmë prej 25 vitesh në këtë godinë

Shkodra

Protestë për shtëpitë, banorët: Jetojmë prej 25 vitesh në këtë godinë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:29
Protesta

Rreth 15 familje  që banojnë në ish-ndërmarrjen e "Artistikes" në Shkodër, kanë zhvilluar një protestë duke mbajtur të bllokuar përreth një orë rrugën kryesore në pjesëm lindore të unazës.

Banorët kanë protestuar, pasi  sipas tyre, ka dalë një pronar anonim që u kërkon të dalin nga banesat. Nga ana tjetër, banorët shprehen se ata kanë hyrë në këtë godina me një vendim të bashkisë 25 vite më parë dhe se aktualisht janë në proces legalizimi dhe se në asnjë mënyrë nuk do të dalin nga shtëpitë.

“Kjo ka ndodhur fshehurazi dhe po të mos organizoheshim ne, do të na nxirrnin të gjithëve jashtë. Përmbarimi na ka ardhur natën, dy përmbaruesa kanë ardhur natën. Ne nuk e dijmë se kush është pronari. Ne kemi letrat e bashkisë sepse na ka futur bashkia në vitin 1991 të jetojmë dhe ta kthejmë në banesë. Zyra e përmbarimit më thotë që duhet të dalim jashtë, por si mund të dal jashtë unë në një kohë që jam në proces legalizimi?! 

Është dashur ndërhyrja e policisë që banorët të zhbllokojnë rrugën kryesore. Pas zhbllokimit të rrugës, banorët janë shpërndarë qetësisht.

Në ish-ndërmarrjen e "Artistikes" jetojnë 15 familje të ardhura kryesisht nga zonat e thella malore që zbritën në Shkodër rreth  viteve 1991 për një jetë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat