Shkodër, marshim kundër kancerit të gjirit; Lu: Ta luftosh duhet guxim

Shkodra

Shkodër, marshim kundër kancerit të gjirit; Lu: Ta luftosh duhet guxim

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 22:59
Marshimi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu marshoi në Shkodër në kuadër të fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit. Ecja simbolike u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit.

“Nuk është vetëm një çështje për gratë, por është shumë e rëndësishme edhe për burrat dhe shpresoj që vitin që vjen në marshim të kemi plot burra. Shkodra është një vend i përsosur për marshimin për kancerin e gjirit sepse shkodranet janë burrnesha”, tha Lu.

Lu u shpreh se, të luftosh kancerin nevojitet guxim si nga gratë, ashtu dhe nga familja për t’u përballur me trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Nevojitet guxim si nga gratë ashtu dhe nga burrat e familjes. Është guximi për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje, për për t’i treguar familjes dhe miqve të tu se si ke mbijetuar”, tha ambasadori.

Organizatorët e këtij eventi, dega shqiptare e Organizatës së Grave më të vjetër në botë, falenderoi partnerët, grupin Top Media, Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe disa organizata joqeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat