Zbulohen dhuratat e Voltana Ademit për ekipin e Izraelit

Shkodra

Zbulohen dhuratat e Voltana Ademit për ekipin e Izraelit

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 15:22
Voltana Ademi jep dhuratat

Bukë, kripe dhe zemër. Sipas kësaj shprehje e ka pritur dje kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi delegacionin e Kombëtares izraelite si dhe ambasadorin Boaz Rodkin.

Ademi i shprehu mirëseardhjen të gjithëve në vendin e njohur për traditën e mikpritjes duke vijuar me keqardhjen e qytetarisë shkodrane pa dallim: 

“Ne ishim përgatitur t’ju prisnim në Shkodër, por për arsye tërësisht teknike kjo nuk ishte e mundur. Do të ishte një mundësi e mirë për të gjithë ju miq, që të vizitonit Shkodrën, një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë, të njiheshit me traditën, kulturën, ekonominë, bukuritë natyrore nder më të rrallat në Ballkan. Shkodra është shembull I harmonisë dhe tolerancës nderfetare, një qytet që është në harmoni dhe bashkëjeton me të gjithë besimet fetare”- është shprehur Ademi.

Me bukën simbol të mikpritjes dhe me Marubin si simbol e lashtësisë, kulturës, traditës dhe historisë së këtij qyteti dhe si Kryetare e Bashkisë Shkodër ftoi delegacionin Izraelit që të vizitojnë Shkodrën në të ardhmen. Ajo ne bashkëpunim me presidentin Armando Duka e ftoi ekipin e Izraelit për një ndeshje miqësore ne Shkodër. Kështu do keni rastin te provoni realisht mikpritjen tone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat