"Tërmet" në Universitetin e Shkodrës, arrestohen pedagogë, sekserë e studentë për korrupsion

Shkodra

"Tërmet" në Universitetin e Shkodrës, arrestohen pedagogë, sekserë e studentë për korrupsion

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 11:07
Universiteti i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para në lidhje me arrestimin e disa personave, që janë punonjës në Universitetin e Shkodrës.

Mësohet se seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P-Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, në bazë të një hetimi disamujor dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të korrupsionit, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar "THE BILL".

Në kuadër të këtij operacioni është zhvilluar hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre personave të arrestuar ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qenë kalues në provime.

Të arrestuarit janë:

* Simon Lufi, 53 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

 * Rokin Daberdaku, 44 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

 * Ndoc Deda, 51 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

 * Vebi Bala, 65 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

 * Ermal Lera, 30 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

 * Brunilda Alushi, 22 vjeçe, banuese në Burrel (studente)

* Vebi Alushi, 50 vjeç, banues në Burrel

* Arsen Lekaj, 20 vjeç, banues në Shkodër (student)

 * Renato Trushi, 20 vjeç, banues në Vau Dejes (student)

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona.

* J.H. 20 vjeç, banues në Lezhë, (student)

* E.B 21 vjeçe, banuese në Vau Dejes (studente)

 * B.H 25 vjeç, banues në Vau Dejes, (student)

 * A.H. 21 vjeç, banues në Shkodër, (student).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat