Cutillo në Shkodër: Përfshirja e shoqërisë civile në zhvillimin social të vendit, kusht për integrimin - Bota Sot
Cutillo në Shkodër: Përfshirja e shoqërisë civile në zhvillimin social të vendit, kusht për integrimin

Shkodra

Cutillo në Shkodër: Përfshirja e shoqërisë civile në zhvillimin social të vendit, kusht për integrimin

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Ambasada e Italisë, Agjencia Italiane per Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Agjencia ICE prezantuan të hënën në Shkodër, projektin “Sistemi Itali”, në prani të përfaqësuesve të insitucioneve, politike, ekonomike, kulturore qendrore dhe vendore.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi paraqitën projektin e rikualifikimit të ish-Konsullatës italiane, i cili synon ta shndërrojë ndërtesën në një pikë referimi për zhvillimin e aktiviteteve që kanë qëllim të thellojnë bashkëpunimin dypalësh mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në vijim, në Qendrën Rinore që mirëpret aktivitetin, Kryebashkiakja Ademi dhe Ambasadori Cutillo paraqitën projektin “YES Future”, në mbështetje të përfshrijes sociale të të rinjve të Shkodrës dhe të pjesëmarrjes aktive të tyre në zhvillimin e qytetit. Projekti realizohet nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me OJQ-në italiane “IPSIA”, OJQ-në shqiptare “Consulting and Development Partners” dhe me Bashkinë e Triestes si dhe financohet nga programi italo-shqiptar i konvertimit të borxhit (IADSA).

 “Përmes ‘projektit YesFuture’ duam të kontribuojmë në pjesëmarrjen e plotë dhe aktive të shoqërisë civile në zhvillimin social të Shqipërisë, kusht i domosdoshëm për avancimin në procesin e integrimit europian”, theksoi ambasadori italian Cutillo në fjalën e tij.

Gjatë vizitës, përgjegjëset e Agjencisë ICE dhe Zyrës Tregtare të Ambasadës do të takojnë sipërmarrje të ndryshme të Shkodrës. Qëllimi është të analizohen çështjet e ndërkombëtarizimit, instrumentet dhe strategjitë në mbështetje të bashkëpunimit tregtar dhe industrial mes Italisë dhe Shqipërisë, për të hartuar dhe zbatuar projekte që t’i përgjigjen nevojave të zhvillimit dhe inovacionit, duke i dhënë përparësi sektorëve më të rëndësishëm për ekonominë e veriut të Shqipërisë. Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuas të bizneseve italiane në Qarkun e Shkodrës, përfaqësues të shoqatave të interesuata, të Fakultetit të Ekonomisë të Universitet të Shkodrës, të agjencive të zhvillimit dhe organizatave ndërkombëtare.

Pasdite, Ambasadori Cutillo do të takojë përfaqësues të shkollave katolike në Qarkun e Shkodrës e më pas, së bashku me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi do të vizitojnë laboratorët mekatronikë të Institutit teknik “Arben Broci”, realizuar në kuadër të projektit MECAVET nga Ministria e Mirëqenies në bashkëpunim me Rajonin Emilia Romagna dhe financuar nga programi italo-shqiptar i konvertimit të borxhit (IADSA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat