Klosi në Shkodër: Të angazhuar për transformimin rrënjësor në fushën e shërbimit social

Shkodra

Klosi në Shkodër: Të angazhuar për transformimin rrënjësor në fushën e shërbimit social

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:53
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi

Nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi foli për procesin e ngritjes së urdhrit të psikologut, me psikologë të këtij qyteti dhe studentë të psikologjisë, ndërsa shprehu angazhimin për transformimin rrënjësor në fushën e shërbimit social.

Klosi theksoi rëndësinë e psikologut në shoqërinë shqiptare dhe në komunitetet e ngushta, dhe duke marrë shkas nga kjo rikujtoi angazhimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për transformimin rrënjësor në fushën e shërbimit social.

Ai vuri në dukje nevojën imediate për të standardizuar figurat profesionale që shërbejnë në fushën e shërbimit social, si dhe domosdoshmërinë për të përcaktuar rregulla të qarta.

Ministri Klosi shprehu gjithashtu rëndësinë e ngritjes në nivel më të lartë debatin për shërbimet sociale në vend.

“Ka ardhur koha që biseda për më shumë shërbime, biseda për një qendër të përkujdesjes për fëmijët me aftësi të kufizuar, biseda për fëmijët autik, biseda për fëmijët në situatë rruge, biseda për të ngritur shërbime sociale në institucionet tona të pushtetit vendor është një bisedë që duhet ta shoqërojmë përditë e më shumë në realitetin tonë”, u shpreh Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat