Shërbimet sociale – Ngrihet qendra komunitare për familjen në Shkodër

Shkodra

Shërbimet sociale – Ngrihet qendra komunitare për familjen në Shkodër

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:12
Qendra komunitare për familjen në Shkodër

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të zbatimit të politikave sociale vendore, për krijimin e strukturave për shërbimin social në komunitet përuroi sot Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 4.

Një qendër e ndërtuar me vizionin, për të qënë një model i sigurimit të shërbimeve të domosdoshme për komunitetin, pranë komunitetit.

Qendra Komunitare “Për Familjen” nr. 4, është një tjetër model i përmirësimit të ofrimit të shërbimeve sociale në territor. Pranë kësaj qendre do të ofrohen shërbime informimi, këshillimi, orientimi, shërbim psiko-social, këshillim juridik, etj.

Ngritja e shërbimeve komunitare krijon mundësinë për më shumë ndërveprim mes banorëve dhe institucioneve publike, banorëve dhe organizatave të shoqërisë civile, dhe për pasojë, rrit mundësitë për përfitim të shërbimeve, integrim e fuqizim të familjeve në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat