Besimtarët katolikë kremtojnë meshën e shenjtë në kalanë e Rozafës - Bota Sot
Besimtarët katolikë kremtojnë meshën e shenjtë në kalanë e Rozafës

Shkodra

Besimtarët katolikë kremtojnë meshën e shenjtë në kalanë e Rozafës

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 08:40
Mesha

Ashtu siç është bërë traditë, famullia  e Shën Shtjefnit organizoi në kalanë Rozafës, meshën e shenjtë të Shën Shtjefnit, pajtorit të qytetit të Shkodrës.

Një traditë kjo e përvitshme dhe këtë vit shënon 12 vjetorin e mbajtjes së meshës së shenjte.

Mesha e shenjtë mes dhjetra besimtarëve katolikë u kremtua nga famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku.

Gjatë predikimit, Dom Artur Jaku theksoi se duke çmuar historinë dhe trashëgiminë, së bashku duhet të luftojmë për të vërtetën e paqen për të ndërtuar kulturën e pranimit të tjetrit.

“Mbi themelet e trashëgimisë kulturore duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë”, apeloi Dom Artur Jaku.

Në 26 Dhjetor kisha katolike përkujton festën e Shën Shtjefnit, pajtor i Katedrales dhe objektit të kultit në kalanë e Rozafës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat