Firma e kontraktuar për mirëmbajtën e rrugës Dedaj-Bogë ne Malësinë e Madhe është kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës nga Autoriteti Rrugor.
Sipas ARRSH, shkak i kallëzimit është bërë mosmarrja e masave nga ana e firmës për hapjen e rrugës nga bora dhe ngricat e ditëve të fundit. Padia është regjistruar në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për firmën.
Më herët ARRSH u ka bërë thirrje firmave kontraktore të marrin masat e nevojshme për hapjen e rrugëve të bllokuara si pasojë e reshjeve të borës.