Arrestohet pedagogia në Shkodër, ja çfarë bënte me studentët

Shkodra

Arrestohet pedagogia në Shkodër, ja çfarë bënte me studentët

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:21
Ditika Kopliku

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e Ditika Kopliku, 47 vjeçe, banuese në Shkodër.

Mësohet se arrestimi i 47-vjeçares ka ardhur pasi ajo ishte shpallur në kërkim më parë.

Kopliku, me profesion pedagoge në universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër, është filmuar nga emisioni investigativ "STOP", duke i marrë lekë një studenteje në këmbim të një note kalues.

Ajo merrte rreth 100 euro studentëveë për t’iu dhënë notë kaluese.

 Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.09.2016ë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për këtë vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat