Shkodër, 1624 mësues e 3298 fëmijë transport të garantuar nga MAS - Bota Sot
Shkodër, 1624 mësues e 3298 fëmijë transport të garantuar nga MAS

Shkodra

Shkodër, 1624 mësues e 3298 fëmijë transport të garantuar nga MAS

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:59
ilustrim

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vizituar disa nga shkollat e qarkut të Shkodrës. Ajo ka pranuar nevojën për investime ndërsa u ka dhuruar aparate audiovizive mësuesve që punojnë në klasa kolektive.

Shkollat në qytetin e Shkodrës kanë qenë destinacioni i parë i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për të monitoruar proçesin arsimor.

Nga shkolla “Azem Haxhija”, Ministrja i ka premtuar mësuesve mbështetje në punën e tyre, ndërsa ka theksuar edhe nevojën për investime në disa prej shkollave.

Nikolla: “Jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha shkollat e Shqipërisë janë ashtu siç duhet dhe siç e meritojnë, por patjetër që çdo gjë kërkon kohën e vet dhe ne do bëjmë më të mirën edhe për këtë shkollë.”

Nikolla ka dhuruar aparate audiovizive dhe platformë dixhitale të mësimdhënies në ndihmë të mësuesve që punojnë në klasa kolektive.

Nikolla: “Ne kemi mundësuar që mësues në fjalë falë edhe bashkëpunimit me një shtëpi botuese t’i mundësojmë aparatin televiziv dhe të gjithë programin në mënyrë që të ketë edhe mësues të tjerë në klasë, jo vetëm zysha”.

Buxheti i arsimit mbulon transportin e 1624 mësuesve dhe 3298 fëmijëve në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat