“ISIS është organizatë e mirë”, Medreseja e Shkodrës reagon për deklaratat e mësueses

Shkodra

“ISIS është organizatë e mirë”, Medreseja e Shkodrës reagon për deklaratat e mësueses

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:37
Kujtim Dervishi, Drejtori i Medresesë në Shkodër

Pasi policia arrestoi mësuesen Emine Alushi, e cila bënte propagandë për organizatën terroriste ISIS gjatë një ore mësimi, reagoi edhe institucioni ku ajo punon, Medreseja e Shkodrës.

Në deklaratë thuhet se distancohen nga ky akt dhe se shkolla ofron të kundërtën e asaj që thotë mësuesja.

“Distancohemi nga deklaratat e transmetuara në video. Ajo çka thotë mësuesja është e kundërt me atë që ofron shkolla. Subjekti i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

“Në lidhje me video-regjistrimin e dhënë në emisionin investigativ Stop në TV Klan mendimi i dhënë “ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ.Medreseja është isntitucion i Shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH.

Me këtë video-regjistrim dhe përmbajtjen e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës datë 18 janar 2017. Ne si Stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime këto të transmetuara në video-regjistrim.

Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe se në këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës”, deklaroi Kujtim Dervishi, Drejtori i Medresesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat