Prangoset shkodrani i rrezikshëm i kërkuar nga Interpoli (EMRI) - Bota Sot
Prangoset shkodrani i rrezikshëm i kërkuar nga Interpoli (EMRI)

Shkodra

Prangoset shkodrani i rrezikshëm i kërkuar nga Interpoli (EMRI)

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur ditën e dijshme nga policia e Tiranës.

Orest Qerimaj me origjinë nga Shkodra ishte dënuar në shtetin fqinj të Italisë me 9 vjet burg, me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Kanë qenë Shërbimet e Komisariatit Nr.3 të Tiranës, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e tij, ndaj të cilit po kryhen të gjitha procedurat për të kryer ekstradimin në shtetin e Italisë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana, me shkresën e datës 01.08.2016, pasi më datë 02.05.2016, Zyra e Prokurorisë së Udineses ka leshuar urdhërin për ekzekutimin, e vendimit të datës 09.01.2014, të Gjykatës së Udineses, e cila e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për Veprat Penale "Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge", parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italia dhe Neni 73 i Dekretit Presidencial.’, -thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat