‘Armët’, Arqipeshkvi i Shkodrës, Tahirit: Shteti të mbrojë qytetarët

Shkodra

‘Armët’, Arqipeshkvi i Shkodrës, Tahirit: Shteti të mbrojë qytetarët

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 13:31
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që shteti të mbrojë qytetarët e tij.

Në kuadër të nismës për dorëzikmin vullnetar të armëve që ka nisur qeveria prej disa javësh, Imzot Angelo Massafra pohoi se njerëzit janë të armatosur sepse kanë frikë. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët, duke iu bashkuar dhe thirrjes së ministrit Tahiri, se afati i fundit është deri më 30 prill.

“Njerëzit janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët, por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët ne mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.

Nga ana e tij, ministri Tahiri tha se armët nuk duhet të jenë pjesë në një shoqëri demokratike, pasi kërcënon të ardhmen: “Duhet te çarmatosim mendjen, arsyen me shume se te çarmatoset komuniteti nga dhuna nga represioni dhe qe na detyron të jemi përballë njëri-tjetrit dhe disa përdorin armët. Burrë është ai që fal dhe kush justifikohet me traditën se shqiptari nuk e dorëzon armën bën gabim dhe është kërcënim për të ardhmen. Të rinjtë kurrë nuk mund t’i referohen armës dhe dhunës dhe shqiptarët duhet të referohen jo për armën, por për arsyen dhe dijen. Burrë është ai që e dorëzon armën. Nuk funksionon vetëm si përpjekje e qeverisë, por duhet të jetë përpjekje e shoqërisë”, – nënvizoi ministri i Brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat