Bushati: Të ndërtojmë një politikë jashtë blloqeve të çimentuara - Bota Sot
Bushati: Të ndërtojmë një politikë jashtë blloqeve të çimentuara

Shkodra

Bushati: Të ndërtojmë një politikë jashtë blloqeve të çimentuara

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 12:31
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Reforma në drejtësi shërben për të ndërtuar një politikë jashtë blloqeve të çimentuara. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga qyteti i Shkodrës, ku mbajti një leksion me studentët me temën “Vlerat e politikës sonë të jashtme”.

Nga aty, Bushati theksoi se nuk është dakord me pretendimet që të huajt (ndërkombëtarët) po ndërhyjnë në procesin e reformën në drejtësi. “Pas rreth 3 dekadash e kemi të vështirë të pranojmë se duhet të ndërtojmë një politike të re jashtë blloqeve të çimentuara. Na duhet cilësi dhe shpejtësi tjetër në këtë proces. Thelbi i reformës në drejtësi është se kemi nevojë për më shumë drejtësi. Ndihmon zhvillimin e vendit. Nuk ka zhvillim krijues të qëndrueshëm pa mbrojtjen e të drejtës. Nuk bie dakord me ato që thonë se reforma në drejtësi është me ndërhyrjet e të huajve”, tha Bushati. Ndërsa nga ana tjetër ministri i Jashtëm pohoi se rajoni po përballet me rrezikun e përfshirjes nga politika e influencës.

“Kriza e Maqedonisë, problemet Kosovë-Serbi, stanjacioni në Bosnjë apo ndërhyrje e të tretëve në Malin e Zi janë disa prej problemeve në oborrin e Europës. Dua të shkoj te rajoni ynë imediat. Shqiptarët në tërësi si komb dhe në vendet ku jetojnë janë më mirë sot. Shqipëria është spirancë stabiliteti, thëne ndryshe Shqipëria s’ka qenë kurrë më e zhvilluar se sot. Kosova feston 9-vjetorin e pavarësisë dhe pavarësisht problemeve, rruga drejt BE-së është e pakthyeshme”, theksoi Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat