Shkodër, invalidët paguajnë biletë në autobus

Shkodra

Shkodër, invalidët paguajnë biletë në autobus

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:41
Ilustrim

Prej vitesh, invalidëve në Shkodër u mohohet e drejta për transport falas në linjat urbane të qytetit. Gjina Ndou udhëton çdo ditë me autobus dhe paguan biletën, pavarësisht se ka statusin e invalidit.

“Siç e paguaj unë biletën, e paguajnë të gjithë invalidët e Shkodrës. Paraplegjikë, tetraplegjikë, të verbër dhe invalidë pune paguajnë të gjithë biletë. Kërkojmë vetëm që të zbatohet ligji, asgjë tjetër”, thotë Gjina Ndou, kryetare e Shoqatës së  Invalidëve.

Bashkia Shkodër justifikohet me një vakuum ligjor, pasi ende nuk janë zbardhur aktet nënligjore nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Dritan Meta, nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës, shprehet: “Ka një vakuum në aspektin ligjor. Ministria e Mirëqenies Sociale nuk ka bërë zbardhjen e akteve nënligjore, duke krijuar këtë problematikë. Por, me një udhëzim të ri për të gjithë operatorët, kemi bërë përpjekjet tona për ta zgjidhur këtë problem”. Në qytetin e Shkodrës jetojnë 1400 invalidë që vuajnë prej kohësh pasojat e moszbatimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat