Protesta e opozitës, të rinj e të reja nsien nga Shkodra drejt Tiranës - Bota Sot
Protesta e opozitës, të rinj e të reja nsien nga Shkodra drejt Tiranës

Shkodra

Protesta e opozitës, të rinj e të reja nsien nga Shkodra drejt Tiranës

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:56
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi, qytetarët nga Shkodra po nisen drejt Tiranës.

Së bashku me emigrantët e nisur nga Athina drejt Tiranës për të mbështetur protestën e opozitës, në “Çadrën e Lirisë” do të bashkohen edhe të rinj e të reja nga qyteti i Shkodrës.

Sikurse edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi, qytetarët nga Shkodra po nisen drejt Tiranës.

Këto katër vite kanë qenë të shumta thirrjet dhe polemikat e shkaktuara nga pretendimet e qytetarëve shkodranë se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk investojnë në Shkodër për shkak të përkatësisë politike të djathtë që dominon në këtë qytet.

Pritej edhe mbështetja e kësaj proteste nga “bastioni i djathtë”, kundër Ramës si Kryeministër i vendit, të cilin sipas qytetarëve shkodranë, e vetmja gjë që e lidh me Shkodrën është suksesi që pati në këtë qytet në zgjedhjet elektorale të vitit 2013 dhe stadiumi për të parë ndeshjet. Kujtojmë përplasjen që Voltana Ademi pati me Kryeministrin për parkingun e stadiumit “Loro Boriçi” një vit më parë brenda në stadium.

Ky “marshim” përkon edhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë nga Athina për në protestë, e lajmëruar nga Lulzim Basha vetëm pak më parë në Facebook, bashkë me thirrjet se kjo protestë prek kauzën e gjithë shqiptarëve dhe se do të themelohet një Republikë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat