Voltana Ademi sfidon Ramën: Në qofsh burrë, ec e konkuro përballë meje në Shkodër!

Shkodra

Voltana Ademi sfidon Ramën: Në qofsh burrë, ec e konkuro përballë meje në Shkodër!

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:13
Kryetarja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi

"Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik."

Kështu e ka nisur sot, kundërpërgjigjen e saj për Kryeministrin, kryetarja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila u sumua nga Rama, ende pa e filluar ky i fundit takimin me të rinjtë e këtij qyteti; ai e kritikoi kryebashkiaken për shkatërrimin e Urës së Bunës dhe mungesën e përgjegjësisë.

Por, ja si i është përgjigjur Ademi, duke e sfiduar publikisht në fund me anë të një mesazhi në Fb.

"Edhe një grusht njerëzish socialistë që të kanë mbetur në Shkodër, - shkruan kryebashkiakja, -  e dinë se Ura e Bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatërroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!

Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatërro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!

Faleminderit qe ekziston Edi Rama!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat