Krishterët e Shkodrës kremtojnë festën e Pashkëve

Shkodra

Krishterët e Shkodrës kremtojnë festën e Pashkëve

Më: 16 prill 2017 Në ora: 10:46
Pashkët Shkodër

Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Shkodres, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve. Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga arqipeshkëvi i Shkoder – Pult, njëherësh edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra. Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit.

Por Pashka është edhe reflektim, mesazh paqeje, prandaj imzot Massafra duke kujtuar vendet që sot po përjetojnë luftë, trazira e konflikte, u lut për kthim tek rruga e Zotit, larg urrejtjes e vrasjeve te te pafajshmeve.

Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Simboli i festës së Pashkës janë vezet e lyera me ngjyrë të kuqe. Thyerja e tyre në ditën e festës simbolizon varrin nga i cili doli Jezus Krishti. Ndërsa ngjyra e kuqe është gjaku i tij që u derdh në kryq. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.

Fjala Pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjte është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jeten e Re të Amshuar. Pashket paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjerimit dhe e perkorimit, që zgjat 40 ditë, që njihen si Kreshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat