Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

Shkodra

Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:51
Shkodër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, të shtunën kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike si Ura e Mesit, Kalaja, Ura e Bunës dhe Velipojë.

Në këtë nismë vullnetare e ideuar nga KESH me mbështetjen e shkollave të qytetit morën pjesë rreth 150 persona.

Pastrimi ka nisur te zona e muzeut pranë Urës së Mesit, ku janë hequr me dhjetëra thasë me mbeturina.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Arsimit, Eliona Aliaj tha se kjo nismë kërkon të ndërgjegjësojë komunitetin, që të tilla aktivitete të zhvillohen sa më shpesh për një mjedis sa më të pastër.

Pas pastrimit tek Ura e Mesit, aksioni ka vazhduar tek Ura e Bunës, në Kalanë e Rozafës dhe është mbyllur në fund në plazhin e Velipojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat